Meghan Markle po ja del mjaft mirë me shtatzëninë e saj.Dukesha është shfaqur në të gjitha takimet e planifikuara nga agjenda mbretërore dhe ka shkëlqyer me paraqitjen e saj.Disa ditë më parë, Meghan mori pjesë në shërbimin e Ditës së Commonwealth 2019 dhe mesa duket ky mund të jetë aktiviteti i fundit që ajo del në publik.
Buckingham Palace nuk e konfirmoi këtë, por tha se Meghan “nuk ka aktualisht angazhime zyrtare të planifikuara, edhe pse do të marrë pjesë në disa takime private”.Ajo pritet të lindë në muajin prill dhe për këtë arsye duhet që të gjitha energjitë e saj t’i përqendrojë në këtë periudhë mjaft të rëndësishme të jetës së saj.