Nëse nuk e njihni anën humanitare të Meghan Markle dhe doni më shumë prova se ajo bën bamirësi ka ardhur koha të bindeni. Kensington Palace ka bërë me dije se dukesha është bashkëautore e një libri gatimi që ka qëllime bamirësie, së bashku me disa gra të prekura nga zjarri i vitit 2017 në Londër në Grenfell Tower.
Në disa postime në rrjetet sociale, Kensington Palace shpjegon se; një grup grash të mbledhura në një kuzhinë në Al Manaar Centre, gatuanin ushqime për familjet, miqtë dhe fqinjët. Dukesha i vizitoi në janar për herë të parë, por ka vazhduar të bëjë vizita private dhe ka gatuar me komunitetin. Ndërsa kuzhina tanimë quhet Hubb Community Kitchen (kuzhina e komunitetit Hubb-që në arabisht do të thotë “dashuri”.Grupi i grave, së bashku me dukeshën kanë shkruar një libër të quajtur “Together: Our Community Cookbook”. Përfitimet nga ky libër do të shkojnë për kuzhinën Hubb.
Lexoni gjithashtu: Khloe Kardashian zgjedh kumbarën e vajzës dhe zbulon arsyen e rëndësishme…