Në vitin 2011, Meghan Markle ka qenë pjesë e një seriali, “The Boys and Girls Guide to Getting Down”, ku ajo luante rolin e një vajze të quajtur Dana. Sipas raportimeve të ‘The Hollywood Reporter”, ky serial mund të ripublikohet.
Ende nuk është shumë e qartë se çfarë do ndodhë, por disa i referohen serialit si film, kështu që vetëm na mbetet të presim për lajme më të detajuara nga ‘Artist Rights Distribution’. Të gjithë janë duke kryqëzuar gishtat që të rikthehet në ekran, pasi është vërtetë i mrekullueshëm. Nëse doni të dini diçka më shumë rreth rolit të dukeshës, Dana është një vajzë që pëlqen diskot dhe është duke bërë operacion gjoksin.