Meghan Markle mban në qafë varësen e floririt me inicialet e…

Showbiz

Princ Archie Harrison erdhi në jetë këtë maj, duke bërë prindër për herë të parë Dukeshën e Sussex, Meghan Markle në moshën 37 vjeçare dhe Princ Harryn në moshën 34 vjeçare. Prej dy muajsh tabloidet britanike përditësohen shumë shpesh rreth ngjarjeve në familjen mbretërore dhe këtu në Living interesi është gjithashtu shumë i lartë !

Nga lajmi se mamaja e re ka pushuar 3 dado për 3 muaj deri në turin në Afrikë për pak javë, duket sikur dimë gjithçka rreth tyre e sikur jetojmë me ta ! E pas gjithë këtyre, vetëm lajmin e varëses nuk mund ta linim pa përmendur. Tashmë është një trend që mamatë mbajnë aksesorë, herë një varëse e herë një byrzyluk me inicialet e fëmijëve të tyre, me figurën vajzë apo djalë sipas gjinisë, e Meghan duket të ketë zgjedhur shkronjën. Dukesha është fotografuar duke mbajtur një varëse të hollë fine n ëar, me shkronjën A për princin e saj të vogël.