Pak ditë më parë dukesha Meghan Markle u kthye në qendër të vëmëndjes për shkak të takimit të saj me këngëtaren Beyonce në premierën e filmit “ Lion King”. Po atë ditë kjo nuk ishte vetmja ngjarje e rëndësishme për sa i përket Meghan dhe Harryt. Një bisedë midis asaj dhe këngëtarit Pharell William ajo ka shprehur mendimin e saj rreth mediave dhe vështirësive që po kalojnë për shkak të tyre. Sipas një video nga “The sun” këngëtari dëgjohet ti thotë:
“Jam shumë i lumtur për bashkimin tuaj. Dashuria është e mrekullueshme. Dashuria është e bukur. Mos e merrni asnjëherë si diçka të garantuar. Për sa i përket kuptimit të dashurisë tuaj në ditët e sotme … Thjesht doja t’u thosha se e juaja është shumë domethënëse për të gjithë ne, ju përgëzojmë vërtet.”
Menjëherë pas këtij fjalimi të shkurtër është dëgjuar përgjigja e Meghan: “Oh shumë faleminderit, por ata nuk na e bëjnë aspak të lehtë”, shprehet Meghan.”