Meghan Markle ka humbur disa nga miqtë e ngushtë për këtë arsye…

Showbiz

meg miq
Aktorja e serialit “Pushteti”, të cilin e ndiqni në Jolly HD, që pasi u bë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore, ka hequr dorë nga shumë gjëra në jetën e saj.Që nga momenti që ajo ka nisur një marrëdhënie me Princin Harry vitin e kaluar, jeta e Meghan Markle ka ndryshuar plotësisht. Deri në atë pikë është transformuar jeta e saj, sa Meghan edhe me miqtë e ngushtë ka një tjetër sjellje. Tashmë që Meghan është pjesë e familjes mbretërore është akoma më e vështirë që t’i besojë miqve të saj.

 640 0 5b9a1cdd0c8fa

Sipas një burimi për “People”, Meghan ka humbur disa nga miqtë e saj më të mirë që nga momenti që ka futur këmbët zyrtarisht në pallatin mbretëror.Ajo ka shumë të vështirë t’i besojë njerëzve. Sigurisht që ky dyshim i Dukeshës së Sussex nuk prek mikeshën e saj të ngushtë, stilisten Jessica Mulroney, ose Priyanka Chopra e cila ka rikrijuar sërish fotot e fejesës së Meghan dhe Harry-t me të fejuarin e saj, Nick Jonas. Disa raporte të vërteta që Meghan ka pasur nuk kanë ndryshuar, por disa të tjera nuk janë më të njëjtat. Fakti që tashmë ajo është një Dukeshë, e ka bërë Meghan të jetë dyshuese ndaj të gjithëve.

Lexoni gjithashtu: 7 rregullat aspak të zakonta që ndjek familja mbretërore!