Çifti mbretëror Meghan Markle dhe Princ Harry së fundmi po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit. Së bashku me të voglin Archie, i cili erdhi në jetë disa muaj më parë, kanë udhëtuar për në Afrikë ku po ndjekin një sërë aktivitetesh shumë argëtuese.
Për ta sot është dita e tretë e qëndrimit dhe ditën e djeshme kanë thyer rregullat e protokollit mbretëror. Dyshja ka shkëmbyer një puthje në publik dhe kjo po përflitet shumë në media.
Burime pranë çiftit kanë treguar se Meghan dhe Princ Harry janë tejet modestë dhe kanë dëshirë që ndjekësit e tyre t’i thërrasin në emër e jo me tituj mbretërorë kështu ndihen dhe më të afërt me to.