Meghan, aktorja e Avokatet të cilën e ndjekim në Jolly HD, kishte plot një muaj që nuk shfaqej në publik. Këtë verë Princ Harry dhe Meghan Markle nuk ishin shpesh pjesë e eventeve publike të familjes mbretërore. Por ditën e sotme ata morën pjesë në një shfaqje teatrale dhe veshja e dukeshës i mahniti të gjithë.
Një fustan i ngjashëm me një xhaketë të zezë deri sipër gjurit, mori vëmendjen e të gjithëve.Ndërthurja e seriozes me gjatësinë deri diku të shkurtër në krahasim me veshjet e fundit të Meghan u komentua shumë.Megjithatë qëndrimi dhe klasi që i dha dukesha veshjes la në hije gjithçka tjetër. Çifti mbretëror u shfaq plot energji dhe të buzëqeshur, teksa shijuan shfaqen dhe takuan të pranishmit.