Pasi lidhën kurorë, Mbretëresha i dhuroi Meghan dhe Harry-t titujt “Duka dhe Dukesah e Sussex”. Kjo dhuratë kaq me vlerë, në fakt, nuk vjen pa disa detaje të tjera nga prapa. Nëse cifti bëjnë vajza, atëherë ato nuk do të mbajnë tituj mbretërore dhe për këtë arsye, Meghan dhe Harry duhet të kenë patjetër një djalë.
Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë titulli i tyre nuk trashëgohet më ndër breza, por do të shuhet me vdekjen e tyre. E ndoshta tani direkt pas dasmës është pak tragjike të mendosh këto gjëra, por kujtohuni që Mbretëresha i paska menduar akoma dhe më herët.