Tashmë kanë mbetur shumë pak javë nga ardhja në jetë i fëmijës së Princ Harryt dhe Meghan Markle. Ata do të bëhen prindër për herë të parë në fillim të muajit maj dhe gjininë e bebit nuk e kane zbuluar ende.
Por një lajm i cili po shpërndahet me shpejtësi ka të bëjë me një largim nga Anglia të çiftit mbretëror. “Daily Mail” ka zbuluar se ka një probabilitet të lartë që Princ Harry dhe dukesha e Sussex të zhvendosen për të jetuar në Afrikë për tre vitet e ardhshme.Nuk dihet ende ndonjë detaj tjetër nga ky informacion, dhe nëqoftëse është i vërtetë do të jetë vetë familja mbretërore që do ta konfirmojë.