Revista prestigjioze ‘Vogue’ ka përzgjedhur Dukeshën Meghan Markle, si editore të jashtme për kopertinën e muajit Shtator. Kopertina e veçantë i është dedikuar 15 grave që Meghan admiron më shumë duke lënë edhe një surprizë të vogël për të gjitha lexueset.
Krahas emrave të njohur që do të jenë në këtë kopertinë është lënë edhe një hapësirë boshe pa foto, në të cilën shkruhet “Ti”, duke iu dedikuar secilës grua që e lexon.
Emrat e përzgjidhura nga Markle në këtë kopertinë të veçantë të Vogue,e cila do të vij bardhë e zi janë:
1.Modelja 19-vjeçare Adut Akeck
2.Aktorja 36-vjeçare Gemma Chan
3.Aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg
4.Dj 33-vjeçare grua Jameela Jamil
5.Shkrimtarja 31-vjeçare Chimamanda Ngozi Adichie
6.Modelja 27-vjeçare Adwoa Aboah
7.Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern
8.Balerina 27-vjeçare Francesca Hayward
9.Boksierja Ramla Ali
10.Modelja 50-vjeçare Christy Turlington Burns
11.Aktorja 52-vjeçare Salma Hayek
12.Aktivistja 29-vjeçare Sinead Burke
13.Aktorja 81-vjeçare Jane Fonda,
14.Aktorja 46-vjeçare Laverne Cox,
15.Aktorja 19-vjeçare Yara Shahidi dhe çdo grua tjetër.
Meghan ka vlerësuar secilën prej tyre për shkak të kontributit dhe mesazheve që kanë dhënë për të ndryshuar për mirë shoqërinë.