“Megan do që divorci të marrë fund që ajo të vazhdojë jetën”; ish-bashkëshorti i Megan Fox ende nuk i ka dhënë divorcin

Showbiz

Megan Fox është në një lidhje me Machine Gun Kelly dhe shumë e lumtur, por ka një problem: Ajo vazhdon të jetë e martuar me Brian Austin Green.

“Megan e ka seriozisht me Machine Gun Kelly dhe e sheh si partnerin e jetës. Ata po planifikojnë të jenë përgjithmonë bashkë. Megan do që divorci të marrë fund që ajo të vazhdojë jetën”-tha burimi.

Brian dhe Megan kanë kërkuar kujdestari të përbashkët të fëmijëve të tyre dhe Megan dëshiron ndërprerjen e mbështetjes nga ish-bashkëshorti.