Mediat italiane “kapen” me Sanemin: Ka bërë buzët?

Showbiz

Aktori Can Yaman ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave italiane që prej rolit të tij në serialin “Një puthje në errësirë”, ku luante krah aktores Demet Ozdemir, të cilët i keni ndjekur në platformën Tring.
Yaman tashmë është kthyer në një idhull në Itali, vend të cilin e viziton shpesh pasi ftohet në intervista të shumta dhe mbledh mijëra fansa në vendet ku qëndron.
Por, këtë herë portalet e kanë “harruar” për pak kohë Can dhe janë fokusuar tek Demet Ozdemir. Ata kanë publikuar një foto të vjetër të aktores duke aluduar se ajo mund të ketë bërë buzët.
“Demet Ozdemir e njohur si Sanem, ka bërë buzët?”-janë titujt e mediave italiane. Aktorja nuk ka bërë basnjë regaim, por a është heshtja e saj një pohim apo mos përfillje?