Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë cilësuar si shqiptaret më të suksesshme në botë. Ato kanë arritur të vjedhin vëmendjen e të gjithëve, duke filuar nga revistat më të njohura. Së fundmi, edhe mediat greke i kanë kushtuar një artikull shqiptarëve, ku në qendër ka qenë suksesi i 3 këngëtareve shqiptare dhe fakti se ato gjithmonë e pranojnë me krenari origjinën e tyre.
Mediat greke kanë shkruar se shqiptarët në Greqi nuk e pranojnë prejardhjen e tyre, pasi nuk trajtohen mirë dhe nuk ia dalin dot të ecin përpara me karrierën e tyre, ndërsa në SHBA apo në Britaninë e Madhe gjërat janë më të lehta për popullin shqiptar. Në fund, revista e mbyll artikullin duke shkruar se aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur apo si jeni rritur.