Mediat gjermane: Era Istrefi pushton top listat muzikore

Showbiz

eress_1.jpg

Era Istrefi është këngëtarja e vetme shqiptare që jeton në Prishtinë por dita ditës mediat botërore shkruajnë për të. Kënga “Bonbon” e saj është duke u pëlqyer jashtë mase edhe në top listat muzikore të huaja.
Faqja gjermane “Sontexte.com” shkruan se pop këngëtarja Era Istrefi aktualisht është duke pushtuar top listat muzikore. “Më këngën e saj “Bonbon” këngëtarja kosovare ka arritur të futet në hitparadet gjermane”, përcjell “albinfo.ch”.
Ndonëse nuk është ende shumë e njohur në gjermani, më përzierjet e saj të zhanreve muzikore si pop, dubstep dhe regae ka bërë që të jetë në krye të listave muzikore, theksohet në këtë artikull.
Ditë më parë për Erën ka shkruar edhe faqja tjetër e huaj “Breatheheavy.com” ku thotë se zëri i këngëtares shqiptare ngatërrohet më atë të Rihannës.
“Në këto ditë teksa presim albumin e Rihannës ‘Anti’, një klip po qarkullon në ‘Twitter’. Njerëzit menduan se ishte bashkëpunimi i Rihannës me Major Lazer, që aq shumë e kishin ëndërruar.
Por në fakt kjo këngë ishte ‘Bonbon’ e Era Istrefit, që ka 9 milionë klikime dhe vazhdon të rritet, sepse po pëlqehet në gjithë Evropën”, thuhet në artikullin kushtuar Era Istrefit.