Mediat e huaja fokusohen tek Rita Ora për këtë arsye!

Showbiz

 

Rita Ora prej kohësh tashmë është një këngëtare, të cilën famën e saj e ka shpërndarë nëpër të gjithë botën.Nisma më e fundit e këngëtares është turi që ajo ka ndërmarrë nëpër të gjithë Evropën i quajtur: “Phoenix”.Media prestigjioze “The Guardian” i ka kushtuar një artikull pikërisht turit të saj, duke theksuar se Rita është në një formë të shkëlqyer.

“Në epokën e ekonomisë së koncerteve të kontratave zero-orë dhe natyra e ngutjes për biznesin, bën që puna e dikujt të hiqet me ndërprerje.Edhe këngëtarja e lindur në Kosovë, Rita Ora bëri aktivitete të shumta jashtë programeve pas debutimit të saj në vitin 2012: veprimi, modelimi dhe prezantimi vetëm sa arriti të mbante kokën mbi parmakun e pop-kulturës.Qëndrueshmëria e saj është e admirueshme, ajo kohët e fundit është bërë artistja britanike me më së shumti “UK Top 10” në histori të top-listave, pavarësisht se nuk lëshoi album për plot gjashtë vjet, deri kur publikoi “Phoenix” vitin e kaluar.Koha e gjatë që i duhej për të publikuar albumin e dytë, po festohet në mënyrë më të mirë.Në koncertin që e mbajti së fundi në Britani, ajo kaloi një 90 minuta me performancë të jashtëzakonshme me hitet e saj, ndërsa ishte veshur me një minifund dhe çizme të gjata.Rita këndon me përpikmëri dhe shpeshherë bën lëvizje provokuese gjatë vallëzimit, ndërsa bën atmosferë duke kënduar bashkë me turmën në koncert.” – shkruan prestigjiozja britanike për këngëtaren me origjinë kosovare.