Mediat britanike, të gjitha kundër Meghan Markle!

Showbiz

meghan dsm
Përpara 6 muajsh, kur Meghan Markle dhe Princ Harry kurorëzuan dashurinë e tyre, mediat britanike e kanë vlerësuar tejmase historinë e tyre të dashurisë. Por, tashmë, po të njejtat media, kanë vendosur të “sulmojnë” Meghan Markle. Gjatë javëve të fundit, ajo ka qenë kryefjala e çdo medieje, duke u përfolur si një shefe shumë e keqe që e ka të vështirë të përshtatet me stafin e saj.

meghan leksione

Edhe vetë Mbretëresha, thuhet se është e pakënaqur me kërkesat e nuses, pavarësisht se Harry u ka thënë të gjithëve që duhet t’i plotësojnë çdo kërkesë që ajo ka. Fakti që Meghan është amerikane dhe ka qenë aktore, po përdoret shumë kundër saj. Këto lajme negative kundrejt saj, kanë filluar menjëherë pas njoftimit se dy të rinjtë do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas mediave, Meghan nuk e meriton “përrallën” që po jeton dhe është e paaftë të mbrojë veten publikisht.