Meghan Markle godet sërish me bukurinë dhe elegancën e saj. Aktorja e serialit “Avokatët”, të cilin e ndiqni në Jolly HD, ka vizituar një spital për fëmijët. Por, kësaj radhe ka bërë një gabim të madh. Megan u paraqit me një veshje që të linte me të vertetë pa frymë. Kësaj radhe ajo zgjodhi një kostum të zi të ngjitur pas trupit.
Por tabloidet angleze nuk e venë gishtin tek bukuria dhe sensualiteti i dukeshës, po mbi faktin që ky look kushton rreth 3600 stërlina. Kostumi i saj ishte nga Altuzarra, këpucët Acquazzurra dhe çantën nga Stella McCartney. Shumë e cila nuk është pak për një spital si ai WellChild, raportojnë mediat angleze.