Pas kthimit të Dafina Zeqirit nga Amerikia, filluan dyshimet e pare se ajo i kishte dhënë fund marrëdhënies me Jose-n. Fillimisht ajo fshiu postimet me të, duke e mbushur llogarinë në Instagram me foto nga projektet dhe koncertet e saj në Shqipëri, Kosovë e Diasporë.
Madje, pas bashkëpunimit me Noizy-n u aludua se mes tyre kishte nisur një histori dashurie. Por Duffy sapo i hodhi poshtë të gjitha aludimet. Ajo ka publikuar një foto të një dore që ka kapur një dorashkë plastike të mbushur me ujë dhe lart saj shkruhet: “statusi aktual”. Pra nëpërmjet kësaj Dafina sapo na i vërtetoi edhe një herë që është single!