Ai është një nga grimierët më të njohur sot për sot në botë, kujtojmë se para një muaji ai fitoi “Artistic Achievement Award” në kompeticionin “American Influencer Awards”, por fillesat e Mario Dedianovic në fushën e makeup-it nuk kanë qenë aspak të lehta. Këtë e ka rikujtuar edhe me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet me mamanë e tij pranë dyqaneve të “Sephora”, me të cilin Mario ka bashkëpunuar së fundmi për një linjë furçash makeup-i.
“Mamaja ime ishte jashtë vendit gjatë lançimit të linjës së furçave të makeup-it, prandaj mbrëmë shkova me të tek “Sephora” që ta shihte për herë të parë. Më kujtohet kur këtu e 19 vite të shkuara kalova pranë një dyqani Sephora dhe hyra menjëherë brenda për të aplikuar për punë.
Por mami më tërhoqi për krahu për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e makeup-i nuk janë për ty. Falë Zotit pata kurajën të mos hiqja dorë atë ditë dhe në vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë. Të dua mami”, shkruan Mario.