Me Robertin e dijmë të gjithë, po me kunatën si e ka raportin Tuna?

Showbiz

tuna bert

Duket sikur pas familjes “Kardashian”, një tjetër familje që po shton kuriozitet të madh në publik, është ajo “Berisha” Së fundmi, në media nuk bëhet gjë tjetër veçse diskutohet për raportet e pjestarëve të kësaj familje me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi me aludimet per jopjesmarrjen e Robertit dhe Norës në një gëzim familjar sikurse ishte ditëlindja e vogëlushit, Tian. U përforcua me prononcimin e Roberti se mes tij dhe Tunës as nuk kishte e as nuk dëshironte të kishte komunikim mes tyre.Dhe më pas ishin Patrisi dhe Tuna që në një farë mënyrë i vunë kapakun këtij muhabeti.

arditaaaaaa
Sidoqoftë , në daljen e fundit të tyre, në përceptimin e publikut u krijua përshtypja sikur mes Tunës dhe familjes së Patrisit raportet ishin të ndera. Por, pak nga pak Tuna po na vërteton të kundërtën. Ditën e djeshme ajo postoi në Inststory-n e saj një foto të vjehrrës së saj, mamasë së Patrisit e cila mbante në duar djalin e saj te vogël, Tianin. Ndërkohë, nuk ka vonuar, dhe ditën e sotme ajo ka postuar një foto të kunatës së saj. Sigurisht nuk bëhet fjalë për Norën, por për Arditën, motrën e Patrisit. Si duket vajzat kanë qenë duke konsumuar një kafe dhe bisedë mes tyre, dhe këngëtarja ka shfrytëzuar momentin për të publikuar edhe nje imazh të kunatës së saj, rrethuar me efekte diamanti, duke na treguar kwshtu raportet e mira mes tyre.Kështu, me lezet, Tuna po na bën të kuptojmë që të vetmit me të cilët nuk flet nga familja Berisha janë Roberti dhe Nora.