Modelja greke Zeta Theodoropoulou ka zbuluar arsyen e ndarjes nga futbollisti grek, Panagiotis Tachtsidis me të cilin ishte martuar prej vitit 2016. Ajo ka zbuluar se mesfushori kishte një lidhje paralele, të cilën nuk e pranonte dhe tashmë ish çifti po vijon me procedurat e divorcit.
Në një postim në InstaStory, modelja ka shpjeguar me detaje se si zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj. “Jam në gjendje të keqe psikologjike! Prej kaq shumë kohësh jam përpjekur ta përballoj dhe të njëjtën kohë të fsheh tradhtinë e bashkëshortit tim, i cili prej muajsh kishte një marrëdhënie paralele të cilën e mohoi pavarësisht provave që kisha. Hera e parë pas disa muajsh që ai erdhi në Greqi ishte ditën kur më ra të fikët në emision sepse unë vuaj nga hipotensioni ortostatik. Kur u lajmërova për sa kishte ndodhur ndodhesha jashtë Greqisë dhe nuk mund të bëja asgjë, në të njëjtën kohë ai po argëtohej gjatë mbrëmjes me dikë tjetër, gjë që e mora vesh të nesërmen kur u zgjova nga një faqe në Instagram që më dërgoi fotot dhe videot e tyre. Nga ai moment kam luftuar çdo ditë për shëndetin tim fizik dhe mendor, por edhe me tre sëmundje autoimune që i kam marrë nga trishtimi. Kam humbur 5 kg që nga ajo ditë”, zbuloi Theodoropoulou.
Më pas ajo vazhdoi: “Në të njëjtën kohë po rrit tre fëmijë e vetme. Gjatë gjithë këtyre muajve nuk kam pasur asnjë shpjegim nga ai dhe prisja të kthehej e të pranonte gjithçka . Çdo gjë ka kufijtë e saj! Në momentin që isha në Athinë, më dërguan një foto të tij nga Nafplio, vend ku prej vitesh kemi shkuar së bashku me fëmijët tanë. Pra, tani ju e dini arsyen pse më patë të rrëzohesha pavarësisht nga përpjekjet e mia për të shpëtuar martesën dhe familjen time. Duhet forcë për të qenë në gjendje të pranosh jo vetëm presionin, por edhe kritikat”, shkruante ajo në deklaratën e saj. Gjithashtu ajo sqaroi se nuk bëhej fjalë për xhelozi, por çështje dinjiteti. “Nuk bëhet fjalë për xhelozi apo ego, por respekt dhe dinjitet për veten .Çdo gjë ka kufijtë e saj”, përfundoi deklaratën e saj modelja e indinjuar.