Aktorja e mirënjohur Fahriye Evcen ka festuar më datë 4 qershor 31 vjetorin e saj. Nuk ka dyshim që fansat e saj nga e gjithë bota e kanë uruar por ata që kanë marrë vëmendjen e të gjithë mediave turke janë fansat nga Kamboxhia.
Kamboxhia e njohur zyrtarisht si Mbretëria e Kamboxhias është një shtet që ndodhet në pjesën jugore të Gadishullit të Indokinës, në Azinë Juglindore. Ajo kufizohet në nga Tailanda, nga Laosi dhe nga Vietnami.
Edhe pse një vend i largët, Evcen ka shumë fansa dhe pikërisht ata kanë ndërtuar në shtëpizë për nder të aktores. Shtëpia e vogël është ndërtuar në fshatin Phnom Penh. Në të ishte shkruar gjithandej emri i aktores dhe “Calikusu”, filmi në të cilën Fahriye interpreton në krah të bashkëshorit të saj Burak Ozcivit.
Kjo ishte padyshim një surprizë që e emocionoi jashtë mase aktoren. Ju kujtojmë gjithashtu se filmi “LoveBird-Trumcaku” ose në turqisht “Calikusu” do të fillojë së shpejti në Tring.