Edhe ylli i serialit ‘Ramo’, aktori Murat Jëlldërëm, u vendos në vëmendje për donacionet e tij por edhe me deklaratën prekëse ndërsa bëri thirrje që ndihma të mos ndërpritej për asnjë çast. “Është e dhimbshme të hapësh sytë e të shikosh, është e dhimbshme t’i mbyllësh ata, sepse nuk mendon tjetër veç për këtë tragjedi.Dhimbja e secilit prej nesh, nuk ka forcë ta lehtësoj dhimbjen e atyre që humbën të dashurit e tyre. Ju lutem mos harroni për asnjë çast sa nevoj kanë ata për ne tani”.
Por në deklaratën e tij, aktori i cili prej pak muajsh është babai i një vajze, preku zemrat e të gjithëve kur u shpreh:”Ndoshta ndonjëri prej atyre fëmijëve ishte duke pritur për një përqafim nga babai kur t’i kthehej nga puna, por nuk e mori kurrë atë që priste, ndoshta dikush tjetër ishte duke bërë detyrat e shtëpisë të cilat nuk arriti t’i përfundonte e dikush tjetër nuk arriti ti realizonte ëndrrat për të cilat ëndërronte, sepse nuk arriti të zgjohej. Secili prej tyre kishte një program i cili mbeti i papërfunduar, t’i ndihmojmë ata ta rigjejnë sërish veten e tyre, nëse do të munden! Nëse ne harrojmë tani, netët e acarta e të errëta do të jenë edhe më të gjata nën ato rrënoja”.
.