Tarkan ka zbuluar më në fund lajmin e bukur. Ai dhe bashkëshortja e tij Pinar Dilek, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Deri tani, çifti turk janë munduar ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, pasi nuk donin që të “përndiqeshin” nga paparacët.
Por, nuk kan rezistuar dot më shumë dhe kanë vendosur ta ndajnë lajmin me të gjithë nëpërmjet një videoje në Instagram. “Prej disa kohësh ka pasur shumë shkrime, jemi përfolur shumë për këtë çështje. Po, është e vërtetë! Së shpejti do të bëhem baba dhe jam tejmase i lumtur për këtë gjë. Kisha dëshirë që lajmin ta ndaja vetë me ju.”