Pas shumë aludimeve e analizave të fotove të dukeshës, familja mbretërore ka bërë njoftimin zyrtar. Aktorja e serialit “Pushteti” të cilin e ndiqni në Jolly Hd, e tashmë bashkëshortja e princ Harry-t është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Sipas njoftimit të pallatit mbretëror, Duka dhe Dukesha e Sussec janë më të lumtur se kurrë dhe do të bëhen prindër në pranverën e vitit 2019.Tashmë mamaja e Meghan do të shpërngulet në Londër dhe madje ka filluar të marrë mësimet për kujdesin e foshnjave sipas rregullave mbretërore. Kjo, pasi Meghan nuk dëshiron të punësojë një dado për t’u kujdesur për fëmijët e saj.