Prej kohësh tashmë të gjithë mezi presin dasmën e madhe të Princ Harry dhe Meghan Markle. Herë pas here janë zbuluar detaje të vogla rreth ceremonisë së tyre. E normalisht, nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen dasma e një princi. Tashmë duket se gjërat i kemi akoma më pranë. Sapo janë publikuar ftesat e ceremonisë mbretërore.
Fotot e tyre janë shpërndarë zyrtarisht nga familja mbretërore. “Lartësia e tij mbretërore, Princi i Uellsit kërkon me kënaqësi shoqërinë e …… në martesën e lartësisë së tij mbretërore Princ Henri i Uellsit me Meghan Markle, në Chapet të Shën Gjergjit, të shtunën, 19 maj 2018, ora 12,” lëxohet në ftesë.