Demi Lovato është fotografuar për herë të parë në publik, pas mbidozës që për pak e çoi drejt vdekjes. Para pak muajsh, pikërisht ky lajm bëri xhiron e rrjetit, ndërsa më vonë u raportua se këngëtarja ka nisur rehabilitimin për varësinë ndaj lëndëve narkotike. TMZ ka arritur të sigurojë foto ekskluzive, të parat e këngëtares që nga koha kur u shtrua në spital.
Ajo u fotografua krah një mashkulli bjond teksa dilnin nga një restorant super luksoz. Demi dukej në formë shumë të mirë, madje persona që ndodheshin brenda restorantit u shprehën se të dy e shijuan shumë kohën së bashku. Djali mendohet se është një stilist veshjesh.