Më në fund Miranda Kerr ndryshon pamje

Showbiz

m-euml-n-euml-fund-miranda-kerr-ndryshon-pamje_hd.jpg

Supermodelja Miranda Kerr ka vendosur më në fund të shkurtojë flokët e saj. Ajo ka rrëfyer se prej një viti po e mendonte këtë gjë , por nuk ka mundur për shkak të kontaratave që ka pasur.
David Keogh, është parukeri që Miranda Kerr i ka besuar sërish pamjen e saj. Ai ka prerë flokët e saj kur ajo ishte pesëmbëdhjetë vjeç.

“Shpesh kam fantazuar se do të shkurtoja flokët, por nuk më lejonin për shkak të marrëveshjeve. Unë kam pasur flokë të gjatë në tërë jetën time. Unë kurrë nuk i kam pasur flokët e prerë. Herën e fundit që kam pasur flokë të tillë të shkurtër, isha ndoshta katër vjeç”, u shpreh Miranda.