Thashethemet se ata janë në një lidhje nisën që në tetor të vitit të kaluar dhe vetëm sot ata e kanë pranuar më në fund që janë në një romancë së bashku. Jessie J dhe Channing Tatum janë fotografuar teksa shëtisnin së bashku në Londër dhe kështu e kanë pranuar se janë në një lidhje.
Dyshja e famshme gjatë gjithë kësaj kohe e kanë mbështetur njëri-tjetrin në karrierat respektive, por pa pranuar asgjë për ndjenjat e tyre.Gjithsesi, ata sot i kanë dhënë fund dyshimeve me këtë shëtitje dorë për dore rrugëve të Londrës.Channing Tatum i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të vitit të kaluar. Edhe aktorja ka nisur një romancë të re me Steve Kazee.