Kate Middleton u shfaq si rrallëherë në një tapet të kuq dhe kësaj radhe ishte e pranishme në premierën e filmit të fundit të James Bond ”No Time to Die”. Dukesha e Cambridge ndoqi premierën në ”Royal Albert Hall” e shoqëruar nga Princi William, si dhe Princi Charles dhe Camilla, por gjithë sytë e paparacëve ishin për të pasi mamaja e tre fëmijëve u shfaq thjesht RRËZËLLITËSE.
Kur themi shkëlqente, nuk e themi kot. Kate kishte veshur një fustan të mahnitshëm të mbushur me temina ari dhe me detaje tyli, nga Jenny Packham. Mbretëresha e shoqëroi pamjen me stiletto klasike nude nga Aquazzura dhe një palë vathë prej ari, ndërsa sa i përket grimit, zgjodhi një pamje natyrale. William u shfaq i veshur me një smoking klasik të zi.
Anëtarët e forcave të armatosura dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga i gjithë vendi u ftuan për të parë premierën, në shenjë falënderimi për ndihmën dhe punën e tyre të palodhur gjatë pandemisë.
Çifti gjithashtu u përshëndet me disa nga anëtarët e kastit të filmit, përfshirë Naomie Harris, Rami Malek dhe Daniel Craig (i cili thuhet se i tha kukeshës Kate se dukej “jashtëzakonisht e bukur”).