Aktorja e famshme, e cila na sjell ndërmend Shahikën, njërën prej protagonisteve të sagës “Molla e Ndaluar”, duket se ka zgjedhur ditët e para të nxehta të kësaj vere për të shijuar rrezet e dielli dhe rerën e kripën e detit të brigjeve të Mesdheut . Ajo duket e mahnitshme me rrobat e banjës portokalli dhe jeshile dhe fizikun e saj perfekt, në fotografitë e postuara në rrjetet sociale. Cadzade këtë herë po shijon pushimet me nënën e saj e cila ka profesionin e mjekes në profilin pediatri. Kjo e fundit duket se është një fotografe shumë e mirë për të bijën, gjë që aktorja e ka vlerësuar në nënshkrimin i cili shoqëron fotot e postuara prej saj në rrjetet socoiale: “Nëna ime është fotografja më e mirë” shkruan Cavadzade.