Me kë po i kalon pushimet në Shqipëri e dashura e Stresit?!

Showbiz

Keisi dhe Stresi po e mbajnë lidhjen e tyre në largësi prej disa kohësh. Keisi jeton në Kanada, ndërsa reperi shqiptar momentalisht është duke kryer dënimin nga shteti. Por pavarësisht kësaj, Keisi është kthyer në Shqipëri për të qëndruar pak kohë pranë bashkëshortit të saj dhe për ta takuar sa të jetë e mundur. Me publikimin e disa fotove në “Instastory” Keisi ka treguar se po qëndron me prindërit e Stresit.

Bashkangjitur fotove ajo shkruan;- ‘Më të mirët’, duke treguar se ajo ka një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e bashkëshortit. Edhe pse larg prej kohës, Keisi gjithmonë i bën dedikime në rrjete sociale reperit, ndërsa së fundmi ajo gdhendi në trup një shprehje nga kënga e tij dhe ia dedikoi nënës.