«Më kanë poshtëruar dhe injoruar»: Rrëfimi i papritur i Fifit!

Showbiz

filloreta
“Duke ecur rrugëve të Prishtinë si njëherë e një kohë kur kam qenë studente…kur nuk përtoja asnjë moment për të punuar e për të bërë diçka për jetën time,” shkruan Fifi në Instagram, një postim ku shpreh ndjenjat e saj për një shëtitje rrugëve të Prishtinës.

 785 0 5ca72f0dab20e

“Ato momente m’u kthyen si déjà vu kur i thashë vetes ‘hajde ec pak nëpër qytet si dikur’. Aq e vogël u ndjeva. Që të tjerët të më dëgjojnë zërin kam luftuar gjithë këto vite. Sërish m’u duk sikur nuk kam bërë gjë. Po takoj fytyra me të cilat jam rritur fizikisht e më kanë poshtëruar me fjalë dikur, më kanë injoruar si të mos isha qenie njerëzore.Ama u ndjeva krenare me veten, që i kam luftuar me shpirt e tru dhe sot jam këtu ku jam. Në rrugëtimin tim nuk jam rritur e vetme, por shpirtin askush s’ma ka ndryshuar.”