Me apo pa ‘fillers’? Khloe Kardashian zbulon sekretin e buzëve të saj!

Showbiz

kk2018
Kohët e fundit kemi vënë re se Khloe Kardashian është shfaqur me buzë më të plota, madje shumë fansa i kanë drejtuar pyetje për përdorimin e ‘fillers’. ‘Kardashian-ët’ nuk njihen për fshehjen e ndërhyrjeve estetike apo gjëra të ngjashme, prandaj për t’i dhënë fund thashethemeve, Khloe ka zbuluar në aplikacionin personal të gjithë hapat që zbaton për të pasur buzë të plota, në mënyrë natyrale.

khloe kardashian pout 3 e1539419190248 600x433

“Përdorni një laps buzësh që është i njëjtë me ngjyrën natyrale të buzëve tuaja. Vijëzo jashtë vijës që ka vetë buza duke nisur nga cepat deri tek mesi i buzës së sipërme. Nga njëri cep në tjetrin në buzën e poshtme. Përdorni shkëlqyes buzësh, nga ata që e bëjnë të duket e plotë, vetëm në pjesën ku keni aplikuar paraprakisht lapsin. Hidratoni buzët me produkte speciale dhe do të keni rezultatin që dëshironi”,-ka shpjeguar Khloe. Më herët ylli i “Keeping up with Kardahsians ka shpjeguar se shtatzënia ka ndikuar tek buzët e saj duke i ulur volumin e tyre, gjë që se kishim dëgjuar ndonjëherë më parë, por si duket motrat Kardashian janë ndryshe nga të gjithë.