Pamela Anderson pasi ka marrë vesh lajmin se i dashuri i saj e tradhëton ka vendosur t’a fëlliqë me anë të një postimi në “Instagram”.
Modelja dhe aktorja e njohur 51 vjeçare, bëri një postim në “Instagram” ku akuzonte sportistin, 33 vjeç, se e kishte tradhtuar përpara se ta etiketonte atë si një “përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet’.
Duke postuar një emoji me zemër të thyer së bashku me një imazh bardhë e zi të ish-çiftit, Pamela shkruante:
“Është e vështirë ta pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë jam mashtruar, më bëri të besoj se po jetonim një dashuri të madhe! Jam e shkatërruar kur e mësova tani në ditët e fundit. Ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burra monstra. Por kjo është më keq! Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave, jam e sigurt që ka pasur të tjera! Ai është monstra! Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten!”
View this post on Instagram