McKresha është një nga rreperët më të preferuar ndaj të gjitha projektet e tij muzikore pëlqehen dhe këndohen nga të gjithë. Të gjithë i presin me padurim lançimet e tij dhe deri më sot ka prodhuar vetëm hite. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi Kresha ka thënë se çdo gjë në jetë ka ciklin e vetë, ashtu sikurse edhe muzika. Karriera e tij muzikore do përfundojë në momentin që ai do i përkushtohet familjes. Koncepti i tij është që nëse do një familje të shëndetshme, duhet të lësh pas karrierën si këngëtar. Vetë Kresha ka thënë këto fjalë:
“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im trunor ma jep mundësinë me mbet gjallë edhe pa muzikë. Aq shumë sa e dua muzikën, edhe po mendoj ta lë. Pse dua ta lë muzikën?”, tha fillimisht reperi. “Muzika hip-hop ashtu siç dua të dal unë me kënduar, hajde zemër dridhe, e djali jem aty. Nëse me bëhet familja ime, unë nuk mundem me qenë prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë e ka ciklin e vet, publiku m’ka rrit se unë kam qenë i mirë”, tha Kresha.”