Bashkëpunimi mes Fifit dhe MC Kreshës për këngën “Psikopatja jote” mori një vëmendje shumë të madhe. Madje shumë filluan të aludonin se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi, pasi kimia dhe shikimet e tyre gjatë performancës në skenë linin vend për dyshime.
Disa ditë më parë, Fifi dha një intervistë për ku u shpreh se jeta e saj private nuk i përket askujt, një deklaratë që ngjalli akoma më tepër dyshimet sepse ajo as nuk mohoi, as nuk pohoi gjë. Ndërkaq, MC Kresha së fundmi i ka dhënë fund këtyre thashethemeve pasi u shpreh se momentalisht nuk është në një lidhje. Pra Mc Kresha dhe Fifi nuk janë asgjë tjetër përveç se dy miq të mirë dhe artistë shumë të talentuar.