Mbreti i rrepit Eminem festoi 50 vjetorin dhe “14 vjet esëll”

Showbiz

Eminem, një nga muzikantët më të njohur të zhanrit rrep në të gjithë botën,mbushi 50 vjeç!  Më shumë se sa vet përvjetorin, mbreti i rrepit duket se ka festuar një nga arritjet personale më sfiduese! “14 vjet esëll”! Në një rrëfim të tij, reperi nuk ia ka fshehur publikut betejën që ka bërë me varësinë ndaj qetësuesve dhe ilaçeve kundër ankthit.

Për këto probleme, ai është rrëfyer edhe më parë. Nga kujtimet e së shkuarës së vështirë, Eminem ka rrëfyer se ilaçet kundër dhimbjeve filloi t’i konsumonte gjatë xhirimeve të filmit “8 Mile”, ku ai interpretonte personazhin kryesor.

Gjithçka zgjati për pak kohë, duke mbrritur në një incident në vitin 2007, kur Eminem pothuajse u ndie i kërcënuar nga një mbidozë fatale. Por ishte pikërisht ai çast që jo vetëm e nxiti të kthjellohej, por edhe t’i kthehej sërish muzikës, të cilën në atë periudhë kishte harruar ta shijonte. Ai gjithashtu përmendi se varësia e tij në një moment arriti të bëhej kritike, saqë merrte deri në 20 pilula në ditë.

U desh shumë kohë që truri im të funksiononte përsëri.  Kam përdorur pilula sa herë kam mundur. Kam marrë çdo gjë që më kanë dhënë”, ka treguar 50-vjeçari në të kaluarën. Që prej 20 prillit 2008, Eminem ka qenë esëll!

Vetë ai, kujtoi se si i kishte zëvendësuar pilulat me ushtrime, duke vazhduar paralelisht të punonte për arritjet e tij muzikore… Kujtojmë se reperi ka folur për këtë eksperiencë jetësore edhe në “Revival”, albumi i tij i nëntë që u publikua në dhjetor 2017, ndërsa i fundit që publikoi ishte “Music to Be Murdered By”në vitin 2020.