Mbretëresha vendos që vitin e parë të martesës, Harry dhe Meghan të mos jenë vetëm!

Showbiz

dasma mbmb
Meghan Markle, tashmë Dukesha e Sussex, do të fillojë të marrë mësime që ta ndihmojnë për stilin e jetës mbretërore. Me urdhrin e Mbretëreshës Elizabeth II, ish – aktoren do ta ndihmojë vetë ndihmësja e Mbretëreshës, austriakja me nofkën “Samantha the Panther”.

samantha

Mediat britanike kanë zbuluar se Samantha, 49 vjeçe, do të zhvendoset nga Pallati i Buckingham në Pallatin Kensington sepse Mbretëresha e Britanisë së Madhe beson se ajo është e vetmja grua që mund të udhëheqë çiftin e të sapomartuarve, Dukën dhe Dukeshën e Sussex në vitin e parë të martesës. Duket se Mbretëresha do mundohet me çdo kusht, të ndryshojë Meghan.