Sipas Anthony Blair, një gazetari të Daily Star, dukesha e Sussex- it, Meghan Markle është ndaluar rreptësisht nga Elizabeth II që të përdorë stolitë mbretërore. 37- vjeçarja nuk lejohet të mbajë vënë pjesë të koleksionit mbretëror, përfshirë edhe diademën historike të mbajtur nga princeshë Diana. Ndërkohë që gruaja e William- it, Kate Middleton i ka vënë stolitë dhe ka të drejtën të vazhdojë ta bëjë, bazuar në hierarkinë e pushtetit.Ky vendim është paksa i çuditshëm, pasi Kate gjithmonë i ka përdorur dhe vazhdon t`i përdorë këto bizhuteri.
Në fakt, Meghan- i i ka vënë disa bizhuteri që i përkisnin Diaan- s, por ishin veçse pjesë të koleksionit që i është dhënë Harry- t dhe Ëilliam- it për t’ua dhuruar grave të tyre. Po kështu Markle zotëron edhe një byzylyk Cartier me vlerë 21 mijë paund, të dhënë nga princi Charles.Nga vendimi në fjalë duket se është zemëruar edhe vetë Harry, që sipas gazetarit mendon “përse gruaja ime, e cila është DUKESHË, nuk ka akses në të tilla gjëra?”