Maya tregon për herë të parë portretin e djalit të saj

Showbiz

Njësoj si me shtatzëninë që e mbajti të fshehur, Maya arriti edhe pas lindjes së djalit, të tregohej diskrete. Ajo nuk u tundua të postonte foto me të birin, por pas një viti, e ftuar në një intervistë, këngëtarja foli për jetën e saj, përvojën si nënë dhe si e ka marrë të birin në koncertet jashtë Shqipërisë.

E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj, sepse sytë i ka të shkruar.

Për herë të parë ekskluzivisht artistja e dashur zbuloi dhe disa pamje të të voglit, i cili shfaqej i mbështetur në krahët e mamit.

Shpesh herë asaj i është dashur të udhëtojë nëpër koncerte së bashku me djalin, ndonëse ai ishte shumë i vogël. Megjithatë Maya nuk mundet ta përballojë e vetme ndaj ajo pranoi se ka marrë një kujdestare, e cila është në ndihmë dhe të artistes.