Mbrojtësi i Dortmundit, Ian Matsen do të shkojë me Holandën në Europianin e Gjermanisë. Ai u thirr nga trajneri Ronald Kuman pas dëmtimit të Frenki De Jong dhe Teun Kupmainers.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kombëtarja e “tulipanëve”. Por ku ndodhej mbrojtësi kur mori lajmin e madh? Ai tregoi se së bashku me të dashurën ishte me pushime në Mikonos. Madje ai ka publikuar foto nga një jaht ku shfaqet duke u relaksuar dhe duke shijuar rrezet e dielli. Tashmë atij i duhet të ndërpresë pushimet për ti ardhur në ndihmë kombëtares së tij dhe për të qenë në urdhrat e Kuman.