”Martohu se është me letra, ka pasaportë italiane” Julka paska refuzuar një goxha propozim për hir të dashurisë

Showbiz

Nëse do të ndalnim ndonjë kalimtar në rrugë dhe do t’i këndonim ”Amin amin amin…”, jemi të sigurtë që do të na përgjigjej ”Më në fund të gjeta unë ty dashuri”. Dhe Julka Gramo është me të vërtetë me fat pasi e ka gjetur dashurinë e saj që nga koha kur regjistrohej kjo këngë dhe ndan me të jo vetëm zemrën e shtëpinë, por edhe punën.
Julka ka rrëfyer historinë e dashurisë në një nga intervistat e saj të fundit, por edhe ca të pathëna që nuk i dinim. Këngëtarja e njohur tregoi se në fillim të lidhjes, i thonin shpesh të martohej me Andin për të marrë dokumenta italiane, por ajo refuzonte gjithmonë.
“Unë nuk është se kam besuar ndonjëherë tek martesa. Kishte dhe nga ata që më thonin, “Martohu mi, se ka dokumenta italiane”. Unë i thoja, po ç’i dua. Edhe mamaja e vet më thoshte, “Po pse nuk martoheni?”. Unë i thoja, “Unë të martohem për letra, asnjëherë”. Sigurisht ne ishim të dashuruar, por konotacioni që i jepnin disa njerëz.
Unë tani mund të kisha pasaportë italiane, por kur të vijnë mendtë, s’ti hanë as qentë. Djali, Iani erdhi pas 10 vitesh, kur ai vërtetë më propozoi për martesë. Kur unë bëja 30 vjeç, gjatë darkës nxjerr një gjë dhe mban një fjalim shumë të bukur, që na emocionoi të gjithëve. Ndërkohë që nuk kishte qenë këtu, kishte qenë në Itali”, rrëfeu ajo.