Vajza e këngëtarit të mirënjohur Stefi Prifti, soprano Maria Prifti ka kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë në martesë. Ka qenë vetë Stefi ai që ka shoqëruar vajzën e tij në altar, ndonëse në këtë moment kaq të veçantë ka munguar bashkëshortja e ndjerë e këngëtarit, Marina.
Për t’i bërë akoma më të bukura këto momente, vëllezërit korçarë kanë zgjedhur që në dasmën e tyre të marrin këngëtaren Aurela Gaçe për të ndezur atmosferën.
Ndërkohë pak ditë para dasmës këngëtari bëri një dedikim emocionues për vajzën.
“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…
Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”, shkruan Stefi në Facebook.