Martohet vajza e ish presidentit të SHBA-ve në një ceremoni krejt ndryshe nga ç’mendohej!

Showbiz

g bush
Vajza e ish-presidentit amerikan George W.Bush, është martuar në moshën 36-vjeçare me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyne. Motra saj, Jenna Bush Hager ka celebruar çiftin në martesë. Drejt altarit e ka shoqëruar babai, George W.Bush. Kjo ishte një ceremoni private me vetëm 20 persona të ftuar. Ndryshe nga ajo çka prisnin mediat, që ceremonia të ishte e përmasave gjigande dhe me shpenzime marramendëse. 

 640 0 5bbb6c5c352be

Ceremonia është zhvilluar në një vend special për familjen Bush. Bregu i Maine nuk është një vend i zgjedhur rastësisht nga çifti.Gjyshi i Barbara-s, George dhe gjyshja e cila vdiq 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, janë fejuar pikërisht në këtë vend. Barbara ishte një nuse e thjesht, por plot klas me një fustan saten me rripa. Me siguri vajza e madhe e ish-presidentit i është përshtatur me fustanin ceremonisë private që ata kanë zgjedhur të bëjnë!

 640 0 5bbb6c769c718