Këngëtari i njohur, është pyetur rreth mendimit që ka për martesën dhe dasmat në kohët e sotme. Ai, përveçse nuk ka zbuluar nëse ka një plan të afërt rreth kësaj teme, ka treguar diçka që e kundërshton totalisht atë çka ne prisnim.
Redoni tregon se nuk do të bëjë dasmë, kur të vijë momenti që të ketë në krahë personin e duhur. Sipas tij, dasmat dikur kishin më tepër sens, pasi kishte më tepër tradita dhe merrnin më shumë vlerë. Ndërsa mënyra sesi organizohen dhe zhvillohen dasmat sot, nuk hyn në preferencat e tij. Kështu që mos prisni t’iu vijë ndonjë ftesë nga Redoni këtë behar…