Një tjetër çift i famshëm kanë ndalur hapin para altarit dhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fundin e lumtur si në përralla. Protagonistja e serialit një puthje në errësirë”, Demet Ozdemir dhe këngëtari i famshëm Ouzhan Koç, janë tashmë zyrtarisht një çift i martuar. Dy artistët e njohur të cilët janë bashkë prej kohësh, janë martuar në një ceremoni madhështore ku ashtu siç kishin njoftuar më parë ishin të ftuar shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme të artit, ndër ta aktorja Selin Sekerçi, Pelin Karahan Bensu Soral, këngëtari e aktori Murat Boz e shumë të tjerë. Aktorja e njohur i ndrroi fustanet elegant të nusërisë dhe dukej tejet e lumtur dhe e emocionuar në ditën e saj të veçantë. Ndërsa ajo nuk i kishte fshehur lotët në mbrëmjen kënasë që i paraprinte dasmës madhështore. Gjithashtu atmosfera festive e dasmës së tyre vijoi edhe në festë miqsh ku look-u i saj ndryshoi sërish dhe ritmi i muzikës shoqëroi ‘festën e madhe të dashurisë’ së emrave të njohur. Pati zëra u shprehën se vlera e dasmës arriti në afërsisht 4 milionë lira turke.