Martohet protagonisti i ‘Nusja nga Stambolli’/ Aktori: “Të mos flasim sot për problemet familjare”

Showbiz

Protagonisti i serialit të paharrueshëm ‘Nusja nga Stambolli’, aktori Ozcan Deniz, është martuar me stilisten Samar Dadgar në një dasmë e cila ishte e fshehtë deri në çastin e realizimit. Mësohet se ceremonia martesore u organizua në shtëpinë e kësaj të fundit.

Edhe pse nëna e aktorit kishte shfaqur kohë më parë publikisht mospranimin e maresës së tyre dhe ‘nuses së re’, duket se Deniz ka qenë i bindur në zgjedhjen e tij dhe i fortë për ta mbrojtur dëshirën dhe qëllimin për ta ndarë jetën me Dadgar e cila është shumë vite më e re se ai. Edhe pse u martuan në heshtje, fotot e tyre nuk mbetën të fshehta. Fotot e para të dasmës së çiftit të sapomartuar, u publikuan prej të dyve në rrjetet sociele.

 

 

Dyshja pasqyronin lumturinë e tyre dhe mësohet se kanë preferuar Dubain për muajin e mjaltit. Çifti i sapomartuar, janë kapur nga kamera në aeroportin e Stambollit, teksa po ktheheshin nga muaji i mjaltit dhe në një intervistë të shkurtër aktori është shprehur: “Ne zgjodhëm një ceremoni të vogël mes miqve dhe familjes. Kjo na mjaftoi! I falënderojmë të gjithë për urimet dashamirëse“.

Ndërsa gazetari i rikujtoi aktorit kundërshtimin e martesës nga ana e nënës së tij, Deniz u përgjigj shkurt: “Problemet tona familjare mbeten dhe do të mbeten brenda familjes, të mos flasim për to në një ditë të tillë“.