Martohet Merve Boluğur! Ylli i dhjetra roleve, e lumtur si kurrë më parë

Showbiz

Merve Boluğur, emri i së cilës kryesoi javët e fundit, kryeartikujt për dashurinë e saj të re me muzikantin Mert Ajdin, ka shkuar drejt altarit dhe i ka thënë sërish ‘po’ fillimit të një kapitulli të ri në jetën e saj.

Aktorja e njohur, ka ndryshuar në rrjetet sociale edhe mbiemrin duke i shtuar  mbiemrit të saj edhe atë të riun. Gjatë një interviste të shkurtër para ceremonisë së dasmës ajo tha: “I thashë ‘po’ edhe një tjetër herë burrit tim. Ai është personi për të cilin kam pritur kaq gjetë. E dua shumë dhe ai e di“.

Aktorja, e cila prej pak kohësh ka qëndruar larg sheshxhirimit dhe projekteve të reja të ekranit dhe që i është dedikuar më së shumti muzikës, është mjaftuar vetëm me katër muajt e romancës për të kuptuar se muzikanti ishte I duhuri për të.  Për aktoren kjo martesë është e dyta, pas asaj  jetëshkurtër që pati me këngëtarin Murat Dalkiliç në v. 2015.